Arkeologët në Egjipt zbulojnë struktura faraonike

Afrika

Arkeologët në Egjipt zbulojnë struktura faraonike

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 17:32
ilustrim

Arkeologët kanë zbuluar disa struktura faraonike në deltën Nil të Egjiptit, bëri të ditur sot Ministria egjiptiane e Antikitetit.

Sipas një njoftimi të Ministrisë në fjalë, një mision arkeologjik egjiptiano-gjerman ka zbuluar ndërtesat, njëra nga të cilat besohet se është tempull pallati, në fshatin Qantir, që ndodhet rreth 60 milje në verilindje të Kajros.

Qantir në kohën moderne ndodhet në lokacionin ku ka qenë e vendosur dinastia e 19-të e Faraonit Ramses i II-të, që është njohur edhe si kryeqyteti i saj, Per-Ramesses (Shtëpia e Ramsesit).

Kreu i Sektorit të Antikitetit të Egjiptit, Mahmoud Afify tha se ndërtesat qëndrojnë në një sipërfaqe prej 200 metrave katrorë. "Së shpejti do të gjejmë vendndodhjen e portës kryesore të tempullit", tha ai.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Henning Franzmeier, shefi i misionit të arkeologëve gjerman, tha se nevojiten më shumë gërmime për të nxjerrë në dritë të gjitha sekretet e qytetit të lashtë. I lindur në vitin 1303 para erës sonë, Ramsesi II ishte faraoni i tretë i dinastisë së 19-të të lashtë të Egjiptit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat