UNICEF thirrje për ndihmë ndaj fëmijëve në Sudan

Afrika

UNICEF thirrje për ndihmë ndaj fëmijëve në Sudan

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka bërë thirrje për sigurimin e 110 milionë dollarëve për të përmbushur nevojat bazë të fëmijëve në Sudan, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i UNICEF në Hartum, Abdullah el-Fadil, në një deklaratë me shkrim në kuadër të thirrjeve që institucioni përsërit çdo vit ka theksuar se "për të zgjidhur nevojat themelore të fëmijëve në Sudan ka nevojë për sigurimin e një shumë prej 110 milionë dollarëve."  

Fadil, ndër të tjera ka pohuar se UNICEF ka për qëllim të ndihmojë 2 milionë fëmijë në Sudan.  

Duke vënë në dukje se shumë fëmijë në vend përjetojnë ushqyerje të pamjaftueshme, Fadil ka vlerësuar se "2 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare në Sudan ushqehen pamjaftueshëm. 

Gjithashtu 3 milionë fëmijë që nuk marrin arsimin e nevojshëm nëpër shkolla jetojnë në rajone të ndikuara nga konfliktet."  

Ndër të tjera Fadil ka njoftuar se valët e dhunës së përjetuar në rajonet Darfur, në Kordafan-in jugorë, Nili Blu dhe Abjei kanë shkaktuar migrimin e detyrueshëm të 1 milionë fëmijëve, ndarjen e tyre nga familjet dhe shkeljen e të drejtave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat