Libia deporton 170 emigrantë

Afrika

Libia deporton 170 emigrantë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:19
Emigrantët në Libi

Autoritetet e Libisë kanë depërtuar 170 emigrantë senegalez këtë të enjte, pasi që thuhet se kanë hyrë ilegalisht në muajt e fundit në këtë vend.

Programi i dëbimit së cilit i referohen autoritetet libiane përfshinë “kthimin vullnetar”, që i vë emigrantët në fluturim një drejtimesh nga Tripoli nëpër vendet nga vijnë, shkruan Reuters.

Emigrantët thuhet se kanë ardhur në Libi përmes Mesdheut dhe që janë kapur nga autoritetet më pas.

Më pas ata janë dërguar për tu strehuar në gjithë kryeqytetin.

Libia ka dëbuar mbi një mijë emigrantë në vitin e fundit. Për këtë është ndihmuar nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Ndërkombëtare për Emigrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat