74 trupa të emigrantëve gjenden në brigjet veriore të Libisë

Afrika

74 trupa të emigrantëve gjenden në brigjet veriore të Libisë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:49
ilustrim

Kryqi i kuq libian tha sot se në brigjet veriore të Libisë janë gjetur të paktën 74 trupa të emigrantëve afrikanë.

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq tha se në brigjet mesdhetare pranë qytetit Zawiya u gjet një gomone e shkatërruar. Ai tha se pritet të gjenden edhe trupa të tjerë, pasi anije të atij lloji zakonisht kanë kapacitetin të transportojnë deri në 120 trupa.

Roja bregdetare e Libisë tha se të premten dhe të shtunën e kaluar ishin shpëtuar më tepër se 500 imigrantë në brigjet perëndimore të Zawiya-s.

Drejtori i Agjencisë së Rojes Bregdetare dhe Kufirit Europian Fabrice Leggeri, tha se në segmentin e Mesdheut që ndan Italinë me Libinë, gjatë vitit 2016 u mbytën 4,579 emigrantë, një rritje e konsiderueshme nga viti i mëparshëm, kur pati 2,869 të vdekur.

Qeveritë e rivale në Libi dhe grupet ekstremiste që operojnë atje, kanë përfituar nga trafiku me njerëzit. Grupe të të drejtave të njeriut kanë dokumentuar raste torturash, përdhunimesh dhe të punës së detyruar të emigrantëve.

Që nga viti 2011, kur kryengritja popullore detyroi rrëzimin nga pushteti dhe vrasjen e udhëheqësit diktator Moammar Gadhafi, Libia ka qenë një vend ku ka munguar sundimi i ligjit./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat