Luftëtarja e Ebola-s, e shpallur person i vitit, vdes gjatë lindjes

Afrika

Luftëtarja e Ebola-s, e shpallur person i vitit, vdes gjatë lindjes

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 12:37
Salome Karwan

Luftëtarët e Ebola-s u shpallën persona të vitit më 2014 kur Ebola u përhap në Afrikën e Jugut dhe mori jetët e 11 mijë e 310 personave.

Por motra medicinale nga Liberia Salome Karwan nuk ishte një nga viktimat, shkruan Time.

Sëmundja që e përshkoi gjithë qytetin e saj ia mori nënën, babanë, vëllanë, hallat, axhallarët, kushërinjtë dhe mbesën.

Por falë njëfarë mrekullie, Karwah, motra e saj Josephine dhe i fejuari i saj James mbetën të gjallë.

Megjithatë, ndonëse ajo i shpëtoi Ebolës, nuk arriti t’i shpëtojë sistemit të thyer mjekësor të Liberisë, dhe gjeti vdekjen gjatë lindjes së foshnjës së saj.

Karwah mahitej se të mbijetuarit e Ebolës kishin super-fuqi sepse pasi që e kishin tejkaluar atë ata qenë bërë përjetësisht imunë nga ajo sëmundje.

Por si çdo hero tjetër, ishte detyra e saj morale që t’i shfrytëzojë ato fuqi për përmirësimin e njerëzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat