Vritet dhe tërhiqet zvarrë në rrugë ‘vampiri’ që mbyti 200 njerëz në Nigeri

Afrika

Vritet dhe tërhiqet zvarrë në rrugë ‘vampiri’ që mbyti 200 njerëz në Nigeri

Më: 4 mars 2017 Në ora: 13:34
Henry Chibueze

Një vrasës në Nigeri i emëruar “Vampiri” është vrarë në një shkëmbim zjarri dramatik me policinë nigeriane.

Henry Chibueze, 36 vjeç, ishte përgjegjës për vrasjen e 200 njerëzve, vrasje këto të cilat ai i kishte filluar qysh në moshën 11 vjeçare.

Pas vdekjes së tij, trupi i vrasësit u tërhoq zvarrë nëpër rrugë përderisa turma të njerëzve u mblodhën për të shikuar.

Një shikues pranë tha duke qarë: “Shikoje veten tani. Do të shkosh në ferr”, përderisa trupi i vrasësit kaloi, shkruan Daily Mail.

Viktimat e vrasësit përfshijnë një ish-të dashur, të cilën ai e vrau në shtëpinë e saj së bashku me gjashtë fëmijët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat