Shpërthime në Nigeri, 4 të vdekur

Afrika

Shpërthime në Nigeri, 4 të vdekur

Më: 22 mars 2017 Në ora: 12:14
Shpërthim në Nigeri

Shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur në Nigeri, ku si pasojë mbetën të vdekur katër persona dhe 18 të lënduar

Disa shpërthime kanë ndodhur në qytetin Maiduguri në Nigeri. Policia thotë se nga këto shpërthime katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 18 janë lënduar.

Ende nuk dihet se kush fshihet prapa këtij sulmi, mirëpo në Nigeri ka vite që grupi terrorist Boko Haram, operon me sulme terroriste, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat