Prodhuesi izraelit i barnave Teva Pharmaceutical Industries do të mund të pushojë nga puna 6 mijë punonjës në pajtim me planin shumëvjeçar të përmirësimit të efikasitetit, ka bërë të ditur të enjten portali izraelit Calcalist.
Calcalist ka njoftuar se tashmë kompania në pajtim me planet e veta ka pushuar nga puna rreth 100 punonjës në Izrael.
Zyrtarët e Teva-s nuk kanë dashur të komentojnë raportet.
Teva është prodhuesi më i madh i barnave gjenerike në botë, ndërsa është pronare edhe e Plivës. Kompania ka rreth 57 mijë punonjës në gjithë botën.
Për shkak të krizës së besimit, ish-drejtori ekzekutiv Erez Vigodman ishte i detyruar të japë dorëheqje, ndërsa në vend ë tij erdhi përkohësisht Yitzhak Peterburg.