Botsuana goditet nga një tërmet 6.5 shkallë të Rihterit

Afrika

Botsuana goditet nga një tërmet 6.5 shkallë të Rihterit

Më: 3 prill 2017 Në ora: 21:50
Botsuana

Shteti afrikan Botsuana, i cili gjendet në pjesën jugore tw kontinentit, sot është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.5 shkallë të Rihterit.

Siç raporton Reuters, epiqendra e tërmetit ishte 242 kilometra nga kryeqyteti Gaborone, ndërsa thellësia e tij ishte 35 kilometra.

Ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, por ky është tërmeti më i madh që e ka goditur pjesën jugore të Afrikës që nga viti 2006.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat