Vriten 57 xhihadistë të Boko Haram

Afrika

Vriten 57 xhihadistë të Boko Haram

Më: 10 prill 2017 Në ora: 23:42
Boko Haram

Forcat nigeriane kanë vrarë 57 anëtarë të organizatës ekstremiste islamike Boko Haram, të cilën gjatë natës sulmuan një fshat në rajonin jugor të vendit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Nigerit.

Sipas deklaratës, 15 ushtarë dhe dy civilë u plagosën gjatë sulmit në fshatin Gueskerou, i cili ndodhet rreth 35 kilometra në verilindje të qytetit Difa, thanë zyrtarët e mbrojtjes nigeriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat