Shpëtohen 168 emigrantë

Afrika

Shpëtohen 168 emigrantë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 21:52
ilustrim

Rojat bregdetare libiane shpëtuan sot rreth 170 imigrantë, barka e të cilëve po devijonte në Detin Mesdhe në brigjet e Tripolit, por ata dështuan në shpëtimin e një barke tjetër për shkak të mungesës së mjeteve, njoftuan ata.

“Ne kemi gjetur dy barka. Njëra prej tyre transportonte 168 emigrantë dhe tjetra ishte dy milje detare nga e para. Për mungesë të mjeteve ne nuk mundëm të shpëtonim emigrantët që ishin në bordin e anijes së parë”, deklaroi Ashraf al-Badri, një anëtar i rojave bregdetare.

Ai nuk dha detaje për numrin e emigrantëve të braktisur në fatin e tyre.

Të 168 të mbijetuarit u dërguan në bazën detare të Tripolit ku iu dha një asistencë humanitare nga anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare për migracionin (OIM).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat