Irani teston super- raketën që shkon 100 metra në sekondë

Afrika

Irani teston super- raketën që shkon 100 metra në sekondë

Më: 9 maj 2017 Në ora: 09:36
Raketa

Irani ka testuar një raketë me shpejtësi të lartë, që është e aftë të arrijë një shpejtësi prej 100 metrash në sekondë, sipas një zyrtari amerikan. Testi u krye në Ngushticën e Hormuzit, midis Gjirit Persik dhe Detit Arabik.

Raketat ‘Torpedo’ janë testuar gjatë gjithë dekadës së fundit nga Irani, shkruan “NBC Neës”.

Besohet se ajo është në gjendje të arrijë një shpejtësi katër herë më të shpejt se sa raketat tradicionale.

Sipas zyrtarit amerikan, ajo u testua të dielën në Bandar Abbas, një zonë ku ndodhet një bazë detare e vendosur përgjatë ngushticës së Hormuzit. Testi i së dielës dukej se ishte një test shpejtësie, duke pasur parasysh se nuk ishte caktuar një shënjestër e synuar.

Javën e kaluar, Irani u përpoq të bënte një provë raketore nga një nëndetëse në lindje të ngushticës së Hormuzit, por zyrtarët amerikanë thanë se testi kishte dështuar. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat