OBSH deklaron shpërthimin e virusit Ebola në Kongo

Afrika

OBSH deklaron shpërthimin e virusit Ebola në Kongo

Më: 12 maj 2017 Në ora: 21:18
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, shkruan BBC.

Të paktën një person ka mbetur i vdekur pasi që është prekur nga ky virus, në veri-lindje të vendit.

Ministri i Shëndetësisë i Kongos, ka informuar OBSH-në, për rastin e konfirmuar në laborator.

Më shumë se 11,000 persona patën vdekur pas shpërthimit të Ebolës në Afrikën Perëndimore gjatë periudhës 2014-2015, kryesisht në Guinea, Sierra Leone dhe Liberia.

Ndërsa viti 2014 ishte hera e fundit që Ebola u përhap në Kongo, e që la të vdekur 42 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat