Infektohen me kolerë 50 pjesëmarrës të konferencës për shëndetësi në Kenya

Afrika

Infektohen me kolerë 50 pjesëmarrës të konferencës për shëndetësi në Kenya

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:38
Kenya

Afërsisht 50 persona janë prekur nga kolera, përderisa ishin duke marrë pjesë në një konferencë për shëndetësi në kryeqytetin e Kenya-s.

Delegatët e infektuar ishin në mesin e qindra personave që ishin mbledhur në forumin katër ditor të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata janë izoluar në spitalin e qytetit, megjithatë zyrtarë shëndetësorë kanë deklaruar që këto shifra mund të rriten.

Rrethanat se si janë infektuar me këtë sëmundje ende janë të paqarta.

Kolera ka shkaktuar pesë vdekje në këtë vend gjatë muajit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat