77 të vdekur në një aksident

Afrika

77 të vdekur në një aksident

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 21:11
Pamje nga aksidenti

Së paku 77 persona kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Republikën e Afrikës Qendrore.

Viktimat kanë humbur jetën, deri sa ndodheshin në një kamion të mbingarkuar dhe i cili u rrokullis për shkak të një defekti teknik.

"Kanë humbur jetën 77 persona, kryesisht burra. Por ka shumë të plagosur, disa janë në gjendje të rëndë", tha një zyrtar i policisë në qytetin Bambara.

Banorët vendas, thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin në këtë zonë të tilla aksidente me kamionë të mbipopulluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat