Nigeri: Malala Yousafzai bën thirrje për përmirësim të sistemit arsimor

Afrika

Nigeri: Malala Yousafzai bën thirrje për përmirësim të sistemit arsimor

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:36
Pakistanezja, Malala Yousafzai

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, i ka bërë thirrje Nigerisë të përmirësojë sistemin e arsimit, pasi ka vizituar disa nga vajzat e një shkolle në Çibok.

Yousafzai, 20 vjeçare, është aktiviste për promovimin e arsimimit të vajzave në botë.

Ajo fitoi vëmendje ndërkombëtare pasi u qëllua me armë zjarri në kokë nga një taliban, në vitin 2012.

Yousafzai ka thënë se qeveria e Nigerisë duhet të shpallë "gjendje të jashtëzakonshme rreth edukimit në Nigeri”, pasi gjysma e fëmijëve nuk e nisin shkollimin fillor.

Sipas të dhënave të OKB-së, Nigeria ka 10.5 milionë fëmijë jashtë sistemit të shkollimit, numri më i lartë në botë, në mesin e tyre, 60 për qind janë vajza.

Malala ka fituar Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat