Sulmohet shtëpia e zëvendëspresidentit të Kenisë

Afrika

Sulmohet shtëpia e zëvendëspresidentit të Kenisë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 22:38
William Ruto

Policia e Kenisë bën të ditur se një sulmues i armatosur ka hyrë në shtëpinë e zëvendëspresidentit William Ruto dhe se po vazhdon një operacion i gjerë për të kapur sulmuesin.

Mediat lokale njoftojnë se është lënduar një pjesëtar i sigurisë të cilin sulmuesi e ka therur me thikë para se të hyjë në pronë, transmeton BBC.

 Ruto dhe familja e tij nuk kanë qenë në shtëpi në kohën e sulmit që ka ndodhur dhjetë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

 Zgjedhjet që janë caktuar më 8 gusht do të mbahen në një atmosferë të tensionuar politike. Ekspertët kanë frikë nga sulmet e ekstremistëve islamik të grupit Al Shabab.

Image
Shtëpia e William Ruto
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat