Kenia përfshihet nga trazirat

Afrika

Kenia përfshihet nga trazirat

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 00:14
ilustrim

Kenia është përfshirë sot nga protestat dhe trazirat, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Siç raportojnë mediat, dëshmitarët kanë pohuar se gjatë protestave janë dëgjuar të shtëna dhe britma nga protestuesit, por nuk bëhet e ditur nëse ka pasur të plagosur apo viktima.

Trazirat shpërthyen pasi Komisioni Zgjedhor ka deklaruar se kreu aktual i shtetit Uhuru Kenyatta, fitoi mandatin e dytë, duke e mundur liderin e opozitës Raila Odinga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat