Rrëshqitje e madhe dheu në Sierra Leone, varrosen nën baltë shtëpi dhe qindra persona

Afrika

Rrëshqitje e madhe dheu në Sierra Leone, varrosen nën baltë shtëpi dhe qindra persona

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 15:23
Sierra Leone

Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë bllokuar në shtëpitë e tyre pas një rrëshkitjeje dheu pranë kryeqytetit të Sierra Leone, Freetown, njofton sot BBC.

Një kodër në zonën Regent u shemb të hënën në mëngjes pas shirave të dendur që lanë shumë shtëpi të mbuluara krejtësisht nga balta.

Një gazetar i BBC në vendin e ngjarjes tha se shumë njerëz mund të kenë qënë në gjumë në momentin kur ndodhi rrëshqitja.

Zyrtarët thonë se është ende herët për të dhënë numrin e saktë të viktimave.

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëzit që kalojnë përmes ujit dhe baltës brenda dhe jashtë kryeqytetit Freetown.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shpëtojnë njerëzit që janë bllokuar në shtëpitë e tyre, njofton Telegrafi i Sierra Leone.

Përmbytjet nuk janë të pazakonshme në Sierra Leone, ku shtëpi të paqëndrueshme rregullisht shemben nga reshjet e dendura.

Në vitin 2015, Freetown përjetoi përmbytje vdekjeprurëse të shkaktuara nga shirat e musonit që vrau 10 persona dhe la mijëra pa strehë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat