Çadi ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Katarin - Bota Sot
Çadi ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Katarin

Afrika

E hënë, 18 dhjetor 2017

Çadi ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Katarin

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 16:30
Ilustrim

Vendi i Afrikës së Mesme, Çadi, njoftohet se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Çadit theksohet se është mbyllur ambasada e Katarit në vend dhe se nga punonjësit e ambasadës është kërkuar që të largohen nga Çadi brenda 10 ditëve. 

"Çadi në emër të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në rajon i bën thirrje Katarit që të ndalojë të gjitha veprimet që destabilizojnë Çadin dhe rajonet përreth", thuhet në deklaratë duke mos u dhënë detaje në lidhje me akuzat e drejtuara kundër qeverisë së Doha-s. 

Gjithashtu bëhet e ditur se Çadi duke mbyllur përfaqësinë e tij diplomatike në Doha ka thirrur personelin e ambasadës në vend. 

Në Gji shpërtheu një krizë pasi qeveritë e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe ajo e Egjiptit i ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test