Kenia, anulohen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Afrika

Kenia, anulohen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 16:46
Kenia

 Gjykata e Lartë në Kenia ka marrë vendim për ripërsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të cilat u mbajtën më 8 gusht, raporton Anadolu Agency (AA). 

Pasi ka shqyrtuar kërkesën e kandidatit për president nga opozita Raila Odinga, Gjykata e Lartë vendosi që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet ku presidenti Uhuru Kenyatta doli fitues. 

Në vendimin e gjykatës ku thuhet se janë regjistruar "parregullsi" në zgjedhje është bërë thirrje që zgjedhjet e reja të mbahen brenda 60 ditëve. 

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve të Kenias kishte njoftuar se presidenti aktual Uhuru Kenyatta ishte rizgjedhur sërish duke marrë 54.27 përqind të votave dhe se kandidati i opozitës Odinga me 44.74 përqind të votave ka humbur në zgjedhje. 

Odinga ishte ankuar në Gjykatën e Lartë, me pretendimin se hakerët e kompjuterit kanë manipular zgjedhjet duke ndërhyrë në rezultatin zgjedhor elektronik. Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve opozitarët zhvilluan protesta të shumta në të gjithë vendin. 

Komisioni i të drejtave të njeriut në Kenia ka njoftuar se si pasojë e ndërhyrjeve të policisë në protesta kanë humbur jetën 24 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat