Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Morsi - Bota Sot
Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Morsi

Afrika

E hënë, 11 dhjetor 2017

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Morsi

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 22:09
Mohamed Morsi

Gjykata e lartë egjiptiane konfirmoi sot dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi në kuadër të një procesi për spiunazh në favor të Katarit, njoftoi një burim nga gjykata dhe avokati i tij.

“Vendimi i Gjykatës së Kasacionit që është përfundimtar, konfirmoi një dënim me burgim të përjetshëm (25 vite në Egjipt) i lëshuar në 2016 kundër Morsit për drejtimin e një organizate të jashtëligjshme”, deklaroi për median avokati i tij, Abdel Moneim Abdel Maqsud.

Autoritetet egjiptiane e klasifikuan “grup terrorist” organizatën fetare të Vëllazërisë Myslimane të Morsit.

Në kuadër të së njëjtës çështje, në lidhje me dokumenta sekrete të dorëzuara për llogari të Katarit, Gjykata e Kasacionit anuloi dënimin me 15 vite burg, që presidentit të shkarkuar i ishte bashkëngjitur një tjetër akuzë për vjedhje të dokumenteve shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test