Nigeri: Vriten tre ushtarë amerikanë të forcave speciale

Afrika

Nigeri: Vriten tre ushtarë amerikanë të forcave speciale

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 18:33
Afrika

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve në Niger. Ngjarja ndodhi ndërsa një patrullë ushtarake e përbashkët, u sulmua në jugperëndim të vendit pranë kufirit me Malin.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes konfirmoi për Zërin e Amerikës se ushtarët e vrarë gjatë sulmit të së mërkurës ishin anëtarë të forcave speciale të ushtrisë amerikane të njohur edhe si “beretat e gjelbra”.

Duke folur për misionin e ushtarëve amerikanë në Niger, gjenerali Kenneth F. McKenzie tha se ai është një mision mjaft i gjerë, që synon të ndihmojë qeverinë nigeriane të rrisë aftësinë për të përballuar e vetme dhe për t’i ndjekur penalisht ekstremistët e dhunshëm në rajon.

Gjenerali McKenzie tha gjithashtu se ushtarët u vranë duke luftuar dhe se incidenti ende po hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat