Accra - Kryeqyteti i Ganas tronditet nga shpërthimi në një stacion gazi

Afrika

Accra - Kryeqyteti i Ganas tronditet nga shpërthimi në një stacion gazi

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 08:41
Shperthim

Shpërthime të mëdha kanë tronditur një stacion të gazit natyror në Gana, në kryeqytetin Accra, duke vrarë të paktën një person.

Si pasojë e shpërthimit flakë gjigande u përhapën në qiell dhe banorët të frikësuar u detyruan të iknin nga zona e kryqëzimit atomik, në veri-lindje të qytetit, thonë zyrtarët.

Incidenti ndodhi rreth 19:30 të së shtunës. Raportet sugjerojnë se një cisternë që dërgon gazin natyror mund të ketë hapur zjarr.

Një person u konfirmua i vrarë, por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

Zjarri në periferi të Legonit më vonë u vu nën kontroll, thonë raportet.

Në qershor 2015, rreth 150 vdiqën në një zjarr në një stacion benzine në qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat