Të paktën 230 të vdekur në një sulm vetëvrasës në Somali

Afrika

Të paktën 230 të vdekur në një sulm vetëvrasës në Somali

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 16:58
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar)- Së paku 230 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 200 janë lënduar në sulmin më të madh vetëvrasës me bombë në qendër të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, njoftuan burime policore dhe spitalore.

“Ishte një kamion-bombë. Shpërtheu në udhëkryqin K5″, deklaroi polici Muhamed Husein, i cili konfirmoi se një numër i madh i të lënduarve iu nënshtruan plagëve në spital.

Mjekët bëjnë përpjekje t’u ndihmojnë qindra të lënduarve, nga të cilët shumica ndodhen në gjendje kritike.

Sipas dëshmitarëve okular, numri më i madh i viktimave janë civilë. Gjatë shpërthimit janë shkatërruar dhjetëra autobusë të transportit publik dhe rreth 100 automjete. Është shkaktuar dëm i madh material edhe në ndërtesat përreth. Prefekti i Mogadishut, Saabid Abdi, i cili e vizitoi vendin e sulmit, kërkoi të angazhohen më shumë buldozerë të cilët do t’i nxjerrin viktimat nga rrënojat.

Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullah u është bashkangjitur mijëra personave, të cilët nëpër spitale kanë dhënë gjak që t’u ndihmojnë të lënduarve.

Ministri somalez i Informatave, Abdurahman Jarisou e dënoi “sulmin e tmerrshëm të terroristëve”, duke e akuzuar për atë grupin ekstremist Al Shabab.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi Al Shabab shpesh kryen sulme me bombë në Somali.

Image

Më shumë se 180 të vdekur nga shpërthimi në Somali

Nga shpërthimi më vdekjeprurës i parë ndonjëherë në kryeqytetin e Somalisë, deri më tani numri i të vdekurve ka arritur në 189 persona, dhe 200 të tjerë të lënduar.

Sipas policisë, këto shifra e regjistrojnë këtë si sulmin më vdekjeprurës në kombin Afrikan.

Doktorët po bëjnë përpjekje për të shëruar viktimat e lënduara rëndë, disa prej tyre të djegur në shkallën më të lartë.

Zyrtarët frikësohen se numri i të vdekurve mund të rritet pas sulmit të kamionit që shpërtheu në një rrugë afër ministrive kyçe ne Somali.

“Nuk kam çfarë të them, kemi humbur gjithcka”, vajton Zainab Sharif, nëna e katër fëmijëve, e cila e humbi burrin e saj gjatë sulmit.

Presidenti, Mohamed Abdullahi Mohamed, ka deklaruar tri ditë zije në vend dhe ka bërë thirrje që të dhurohet gjak për viktimat e lënduara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat