Rrëfimi tronditës nga varrmihësi i cili varrosi gjymtyrët e 300 të vdekurve në Somali - Bota Sot
Rrëfimi tronditës nga varrmihësi i cili varrosi gjymtyrët e 300 të vdekurve në Somali

Afrika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Rrëfimi tronditës nga varrmihësi i cili varrosi gjymtyrët e 300 të vdekurve në Somali

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 13:25
Ilustrim

Mohamed Hassan është një varrmihës i varrezave të Barakatit i cili gjendet në periferi të kryeqytetit somalez, Mogadishu.

Hassan, 50 vjeç, përshkruan vështirësinë e varrosjes së gjymtyrëve të personave ku e kishin pësuar si pasojë e një shpërthimi të ditës së shtunë në Mogadishu që la të paktën 300 të vdekur më shumë se 300 të tjerë të plagosur dhe 100 të tjerë ende të humbur, raporton “Al Jazeera”.

Shpërthimi në një kryqëzim të zënë në qendër të qytetit në Mogadishu ishte më vdekjeprurësi në historinë e vendit të Afrikës Lindore.

“Rreth orës 13:00 ne u larguam nga varrezat sepse nuk kishte punë. Varrimet zakonisht ndodhin gjatë mëngjesit, pastaj dëgjova një shpërthim shumë të zhurmshëm”, rrëfen varrmihësi. “Në atë mëngjes nuk kishim punë për të bërë sepse nuk kishte vdekje. Normalisht ne varrosim një person në ditë”.

“Por nga zhurma e shpërthimit, ne e dinim se do të ishim të zënë, ishte si një tërmet, por shumë i zhurmshëm, të gjithë u kthyem në punë dhe filluam përgatitjen e varreve të reja, zakonisht kur ndodh diçka, nuk presim nga të afërmit e tyre për të na kërkuar që të gërmojmë varrin. Kur njerëzit vijnë, ne tashmë kemi gati një ose dy varre”.

“Kur ndodhi shpërthimi, trupat filluan të mbërrinin. Shpërthimi ndodhi të shtunën pasdite dhe morëm trupin e parë rreth orës 6 të mëngjesit ditën e dielë.”

“Mbaj mend shumë qartë, kufoma nuk kishte kokë dhe mungonte një dorë, dukej sikur ishte një plak.”

I pyetur nga gazetari i “Al Jazeera” se si i dallon trupat e gjymtuar që nuk kanë kokë, ai përgjigjet:

“Unë vetë i varrosa 17 njerëz, disa kishin pjesët e trupit të mbështjella në një leckë. Kam punuar si varrmihës për tetë vjet dhe kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë, kam jetuar në Mogadish, gjithë jetën time dhe madje edhe gjatë luftës civile nuk ishte më keq se kjo. Jam 50 vjeç dhe kjo është më e keqja që kam hasur deri më tani”.

“Edhe kolegët e mi kanë thënë të njëjtën gjë. Nuk e di sa njerëz kanë arritur të varrosin, por ne kemi punuar pa ndërprerje që nga e shtuna pasdite”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test