Somali: Nga sulmi i militantëve janë vrarë së paku 25 vetë - Bota Sot
Somali: Nga sulmi i militantëve janë vrarë së paku 25 vetë

Afrika

E martë, 12 dhjetor 2017

Somali: Nga sulmi i militantëve janë vrarë së paku 25 vetë

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 10:17
Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Somalisë duke zhvilluar hetime në hyrje të një hoteli në kryeqytetin Mogadishu

Policia në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë thotë se rrethimi 10 orësh i një hoteli ka përfunduar, meqë njëri prej pesë ektremistëve e aktivizoi eksplozivin në trupin e tij, pas një sulmi nga i cili janë vrarë së paku 25 vetë.

Oficeri i policis në Mogadishu, Mohamed Dahir, i tha agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, se eksplodimi i aktivizuar nga militanti sot herët në mëngjes, ka shkaktuar numër të panjohur të viktimave në mesin e forcave të sigurisë në vendin e ngjarjes.

Grupi islamik, Al-Shabab, i ndërlidhur me al-Kaidën, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në hotelin Nasahablood 2, ku zakonisht tubohen zyrtarët qeveritarë.

Policia tha se tre militantë janë zënë të gjallë, ndërsa dy të tjerë kanë bërë vetëvrasje, duke e aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre.

Ky sulm i militantëve filloi mbrëmë, kur një person në kamion e ka aktivizuar ekplozivin në hyrje të hotelit, duke i vrarë së paku 25 vetë dhe plagosur më tepër se 30 të tjerë.

Pas këtij eksplodimi, janë dëgjuar edhe dy shpërthime të tjera, përfshirë një eksplodim vetëvrasës.

Pas shpërthimit në hotel, kanë depërtuar ekstremistët e tjerë dhe kanë shkëmbyer të shtëna me forcat e sigurisë, ndërsa dhjetëra njerëz, përfshirë zyrtarë qeveritarë, ishin bllokuar brenda ndërtesës.

Kapiteni i policisë, Mohamed Hussein, tha se forcat e sigurisë i kanë shpëtuar afro 30 vetë në hotel gjatë përleshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test