Sulm me thikë afër parlamentit të Tunizisë

Afrika

Sulm me thikë afër parlamentit të Tunizisë

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:18
Tunis

Një militant i dyshuar islamik u arrestua të mërkurën pasi plagosi me thikë  dy policë në një sulm që ndodhi pranë ndërtesës së parlamentit në Tunis, njofton ministria e Brendshme e Tunizisë.

Sulmuesi ishte i njohur për autoritetet.

Bëhet e ditur se një nga policët u dërgua në spital për t’u trajtuar pasi u plagos në qafë, ndërsa tjetri ishte plagosur lehtë.

Një numër i madh policësh u vendosën në sheshin “Bardo” pas sulmit, tha një dëshmitar. Gjaku mund të shihet në tokë në shesh.

Sheshi ndodhet  përballë ndërtesës së parlamentit dhe pranë Muzeut Bardo, vendi i një sulmi ndaj turistëve të huaj që la të vdekur 21 persona në mars të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat