Historia interesante e gruas së presidentit të Zimbabwesë - Bota Sot
Historia interesante e gruas së presidentit të Zimbabwesë

Afrika

E hënë, 18 dhjetor 2017

Historia interesante e gruas së presidentit të Zimbabwesë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:01
Grace Mugabe dhe Robert Mugabe

Edhe përkundër ngjarjeve dramatike të cilat mund të shënonin fundin e historisë së saj për të qenë e pasur, nuk ka qenë një vit i lehtë për zonjën e parë të presidentit të Zimbabwesë, Robert Mugabe.

Ajo është e njohur për jetën e saj luksoze dhe shpenzimet e panumërta që bën, për këtë arsye asaj i është vënë edhe nofka “Gucci Grace”.

Zonja e parë është raportuar se kishte shpenzuar 75 mijë dollarë gjatë një udhëtimi në Paris në vitin 2002.

Ajo kishte shpenzuar shumë para edhe duke blerë prona në Afrikën Jugore.

Kritika për shpenzimet të mëdha kishte marrë edhe djali i saj, Russell Goreraza.

Grace Mugabe doli në qendër të vëmendjes së mediave botërore pasi akuzohej se kishte qëlluar modelen, Gabriella Engels me një kabllo elektrike pasi ajo shkoi t’i takonte dy djemtë e saj Robert dhe Chatunga.

Mugabe kishte mohuar akuzat për sulmin ndaj modeles.

Ndërsas modelja kishte deklaruar  se ka plagë të tjera edhe në pjesë të trupit dhe pas kokës, përveç fytyrës.

Përveq këtij rasti, Grace kishte pasur një grindje me zëvendëspresidentin dhe rivalin për të pasuar burrin e saj, Emmerson Mnangagwa, të cilin kishte dashur që ta helmonte.

Image
Russell Goreraza
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test