Bashkimi Afrikan kërkon rikthimin e rendit kushtetues në Zimbabve - Bota Sot
Bashkimi Afrikan kërkon rikthimin e rendit kushtetues në Zimbabve

Afrika

E diel, 17 dhjetor 2017

Bashkimi Afrikan kërkon rikthimin e rendit kushtetues në Zimbabve

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 06:25
Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe.

Marrja e pushtetit të Zimbabvesë nga ushtria dhe ndalimi i presidentit Robert Mugabe “duken si grushtshtet”, tha Bashkimi Afrikan.

Kreu i tij, Alpha Conde, tha se Bashkimi Afrikan kërkon rikthimin e menjëhershëm në rend kushtetues.

Ushtria mohon se ka bërë grushtshtet, duke thënë se Mugabe është i sigurt dhe se ajo ka vepruar kundër kriminelëve që e rrethonin atë.

Veprimi i ushtrisë ka pasuar luftën për pushtet, përkatësisht mospajtimet për atë që do ta pasonte Mugaben.

Nënpresidenti itij, Emmerson Mnangagva, është shkarkuar javën e kaluar, duke bërë që gruaja e Mugabes, Grace, të jetë pasardhëse e mundshme e presidentit, por duke bërë që zyrtarët ushtarakë të ndjehen të lënë anash.

Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test