Zimbabve është në pritje të hapave të ardhshëm që do të ndërmarrë ushtria për të marrë kontrollin e vendit.
Presidenti Robert Mugabe thuhet se është në arrest shtëpiak, por vendndodhja e gruas së tij Grace, e cila ishte në pritje për t’ bërë zëvendëspresidente ende nuk dihet.
Ministrat e Afrikës së Jugut kanë qenë në kryeqytetin Harare ku kanë takuar ushtrinë dhe partitë politike.
Blloku rajonal i Bashkësisë së Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADC) gjatë ditës së sotme do të zhvillojë bisedime emergjente.
Presidenti Mugabe, 93 vjeç, ka pasur kontrollin e Zimbabvesë që kur vendi fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1980.
Por lufta për pushtet rreth asaj se kush mund t'ia dale të jetë nënpresident midis zonjës Mugabe dhe ish-nënpresidentit, Emmerson Mnangagwa, ka ndarë në dysh partinë qeverisëse Zanu-PF në muajt e fundit.