Kriza në Zimbabve, Mugabe refuzon të dorëhiqet - Bota Sot
Kriza në Zimbabve, Mugabe refuzon të dorëhiqet

Afrika

E premte, 15 dhjetor 2017

Kriza në Zimbabve, Mugabe refuzon të dorëhiqet

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 09:39
Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe

Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe, i cili sundon prej 30 vjetësh, raportohet se nuk pranon të dorëhiqet menjëherë, pavarësisht thirrjeve që të lërë detyrën.

93-vjeçari u vendos nën arrest shtëpie pasi ushtria mori kontrollin e vendit të mërkurën mes betejës së brendshme se kush do ta pasojë. Zyrtarë të ushtrisë thanë se po diskutojmë me presidentin Mugabe për hapat që do të merren, ndërsa raportuan se deri tani kanë arrestuar kriminelë që shërbenin në ekzekutiv, por pa dhënë emra.

Sipas mediave, disa zyrtarë të lartë janë kanë rënë në pranga, ndërsa të tjerë janë në arrati. në një komunikatë për mediat, ushtria bëri me dije se do të informojnë popullin për rezultatin e bisedimeve me Mugaben sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lideri i opozitës në Zimbabve, Morgan Tsvangirai tha se është në interesin e popullit që Mugabe të dorëhiqet menjëherë.

Ushtria ndërhyri pasi Mugabe shkarkoi zëvendësin e tij Emmerson Mnangagëa, duke treguar qartë se drejtimin e partisë dhe presidencën do t’ia linte gruas së tij Grace Mugabe. Sipas ushtarakëve, partia, shteti dhe vendi nuk janë pronë e askujt dhe s’mund të trashëgohen.

Analistët thonë se nëse Mugabe bindet që të japë dorëheqjen, kjo do ti jepte legjitimitet ndërhyrjes dramatike të ushtrisë, të cilën kjo e fundit refuzon ta quajë grusht shteti. Në rrugët e kryeqytetit të Zimbabvesë Harare apo në qytete të tjera është e zorshme të gjesh një qytetar që të dojë qëndrimin e Mugabes në pushtet, por negocimi i largimit të tij dhe arritja e një marrëveshje tranzicionale, mund të kërkojë kohë, ndërsa vendi është zhytur në paqartësinë që solli ndërhyrja e ushtrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test