Demonstrata kundër presidentit të Zimbabves, Harare

Afrika

Demonstrata kundër presidentit të Zimbabves, Harare

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 00:54
Demonstrata

Mijëra demonstrues dolën të shtunën në rrugët e Harares, duke i kërkuar Presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe që të japë dorëheqjen. Ata mbanin shenja ku thuhej “Mugabe duhet të ikë”.

Ushtria që i ka ndaluar këto demonstrata në kryeqytet në të kaluarën, po i mbështet protestat duke i drejtuar demonstruesit në një shesh kur aktivistë, poltikanë dhe disa ish-luftëtarë të lirisë po i bëjnë thirrje presidentit të largohet nga detyra.

Sheshi “Zimbabve Grounds” është simbolik sepse aty banorët e Zimbabves e pritën Mugaben kur u kthye nga mërgimi në vitin 1980, pas luftës së çlirimit nga regjimi i pakicës së bardhë.

Demonstrata po mbahen gjithashtu në qytete të tjera në gjithë vendin, ku gjithashtu po bëhet thirrje për t’iu dhënë fund regjimit të Mugabes.

Sipas njoftimeve, 93 vjeçari Mugabe, po u reziston kërkesave nga ushtria, anëtarë të partisë së tij dhe aktivistë për të dhënë dorëheqjen pas 37 vjetësh në pushtet./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat