Presidenti i Zimbabwe në dialog me ushtrinë, pritet dorëheqja e tij

Afrika

Presidenti i Zimbabwe në dialog me ushtrinë, pritet dorëheqja e tij

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 08:35
Zimbabwe

Presidenti i Zimbabwe, Robert Mugabe, pritet që të takohet me udhëheqësit e ushtrisë pas rritjes së presionit për të që të jap dorëheqje.

Dialogu do të udhëhiqet nga një prift katolik.

Mugabe është duke u mbajtur në shtëpinë e tij që nga dita e mërkurë që kur ushtria ka marrë kontrollin e vendit.

Partia qeverisëse Zanu-PF gjithate do të mbaj një takim për të vendosur në qoftë se do të përjashtoj themeluesin dhe liderin historik të saj.

Ushtria ka ndërhyrë me këto veprime pasi Maguabe përjashtoi zëvendësin e tij Emmerson Mnangagwa, në mënyrë që të trasoj rrugën për bashkëshorten e tij Grace Maguabe që të zë vendin e tij.

Mugabe ka udhëhequr me Zimbabwe që kur është pavarësuar nga Britania në vitin 1980.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat