Mugabe refuzoi të paraqes dorëheqje

Afrika

Mugabe refuzoi të paraqes dorëheqje

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 10:20
Robert Mugabe

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, i ka shokuar shumë zyrtarë dhe shtetas të këtij vendi, duke mos e përmendur dorëheqjen e tij gjatë fjalimit televiziv, pasi partia e tij e shkarkoi atë disa orë më parë.

Liderët e partisë ZANU, të presidentit Mugabe, 93 vjeçar, dje u thanë mediave se presidenti do ta shpallte dorëheqjen gjatë fjalimit për kombin në televizion.

Por, duke folur nga Zyra e tij presidenciale, së bashku me disa gjeneralë, Mugabe nuk e ka përmendur dorëheqjen.

Pas fjalimit të presidentit, partia ZANU tha se do të kërkojë shkarkimin e tij, nëse ai deri sot në mesditë nuk e shpallë dorëheqjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat