Të martën nis procedura për shkarkimin e Mugabes

Afrika

Të martën nis procedura për shkarkimin e Mugabes

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 18:17
Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe.

Partia qeverisëse e Zimbabvesë, Zanu-PF, do të nisë të martën procedurat për shkarkimin e presidentit Robert Mugabe.

Vendimi erdhi pasi Mugabe ka refuzuar të japë dorëheqje.

Anëtari i partisë, Paul Mangawana, tha se procesi mund të zgjasë deri në dy ditë.

Ai tha se presidenti "e ka lejuar gruan e tij të uzurpojë pushtetin kushtetues, kur ajo nuk ka të drejtë për të uhëhequr qeverinë".

Grace Mugabe është parë si pasardhëse e mundshme e presidentit Mugabe, i cili është 93 vjeç, përpara intervenimit ushtarak javën e kaluar.

Kushtetuta e Zimbabvesë e lejon shkarkimin e presidentit për "sjellje të pahijshme apo shkelje të kushtetutës".

Partia Zanu-PF i ka dhënë Mugabes afat deri të hënën për të paraqitur dorëheqjen.

Por, Mugabe i ka befasuar qytetarët e tij të dielën me një fjalim televiziv, duke thënë se planifikon të mbetet president.

Mugabe ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat