Interpoli arreston dyzet trafikantë në vendet e Afrikës perëndimore - Bota Sot
Interpoli arreston dyzet trafikantë në vendet e Afrikës perëndimore

Afrika

E martë, 12 dhjetor 2017

Interpoli arreston dyzet trafikantë në vendet e Afrikës perëndimore

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:12
Ilustrim

Dyzet persona janë arrestuar, ndërsa 500 të tjerë janë shpëtuar pas një aksioni kundër trafikimit të qënieve njerëzore në Afrikën perëndimore, ka thënë organizata ndërkombëtare e Interpolit.

Aksioni i Interpolit, është reagim pas një inçizimi ku shihen afrikanët që shërbejnë si skllevër në Libi, që njihet si rruge e fundit për emigrantët për të arritur në Evropë.

Në një deklaratë, Interpoli ka thënë se 500 njerëz, përfshirë 236 të mitur janë shpëtuar në Qad, Mali, Mauritania, Nigeri dhe Senegal.

Ndërsa janë arrestuar dyzet persona të dyshuar si trafikantë.

“Rezultatet e këtij operacioni theksojnë sfidën për të adresuar qështjen e trafikimit me qenie njerëzore në rajonin e Sahel”, tha kordinatori i operacionit.

Dyzet të arrestuarit, përballen me akuza për trafikim me qenie njerëzore dhe shfrytëzim të fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test