Presidenti egjiptian premton përgjigje të ashpër pas sulmit në xhami

Afrika

Presidenti egjiptian premton përgjigje të ashpër pas sulmit në xhami

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 23:23
Egjipt

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi premtoi se do të përgjigjej me një forcë brutale pas sulmit të sotëm në një xhami, që shkaktoi të paktën 235 të vdekur në veri të Sinait.

“Forcat e armatosura dhe policia do të kundërpërgjigjen dhe do të rikthejnë me forcë sigurinë dhe stabilitetin shumë shpejt”, deklaroi ai në një fjalim televiziv.

“Të paktën 235 persona u vranë sot pas një sulmi në një xhami, nga persona të armatosur në veri gadishullit të Sinait, në territorin egjiptian”, njoftoi televizioni shtetëror egjiptian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat