Gjykata në Zimbabve: Ushtria nuk kreu grusht shteti

Afrika

Gjykata në Zimbabve: Ushtria nuk kreu grusht shteti

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 23:00
ilustrim

Gjykata e Lartë e Zimbabves arriti sot në përfundimin se marrja e kontrollit nga ushtria që solli si rezultat dorëheqjen e Robert Mugabes ishte e ligjshme, një vendim kyç pasi ushtria kishte këmbëngulur se lëvizjet e saj nuk përbënin grusht shteti.

Gjykata tha se ushtria kishte vepruar për të frenuar marrjen e kompetencave të Mugabes nga njerëzit e tij të afërt, duke mos lejuar që individë të pazgjedhur të ushtronin funksione ekzekutive.

Vendimi i gjykatës vjen një ditë pasi udhëheqësi i ri i Zimbabves në afro katër dekada bëri betimin, me premtimin për reforma madhore për të lehtësuar krizën ekonomike në vend.

Presidenti Emmerson Mnangagwa mori detyrën dje, në një vend që është goditur rëndë nga 37 vjet regjimi autoritar nga Robert Mugabe, që dha dorëhqjen të martën nën një presion intensiv nga ushtria dhe partia në pushtet./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat