Vriten 14 paqeruajtës së OKB-së në Kongo

Afrika

Vriten 14 paqeruajtës së OKB-së në Kongo

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 19:13
Kongo

Të paktën 14 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë dhe 53 të tjerë janë plagosur në një sulm në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Misioni i OKB-së Monusco njoftoi se paqeruajtësit ishin sulmuar nga rebelët e dyshuar të Forcave të Bashkuara Demokratike në provincën North Kivu.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka përshkruar si sulmin më të keq ndaj paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në historinë e fundit.

Kongo vuan me vite nga destabiliteti mes grupe rivale që luftojnë për kontrollin e territorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat