Egjipti ekzekuton katër persona për sulmin vdekjeprurës më 2014

Afrika

Egjipti ekzekuton katër persona për sulmin vdekjeprurës më 2014

Më: 2 janar 2018 Në ora: 18:45
Ushtarë egjiptianë afër një veture të djegur gjatë një sulmi në jug të Gadishullit Sinai, foto nga arkivi

Egjipti ka ekzektuar katër persona të dënuar nga gjykata ushtarake për vrasjen e tre studentëve të akademisë ushtarake në një sulm me bombë më 2014.

Ky është ekzekutimi i dytë brenda një jave që u bëhet militantëve islamistë.

Një javë më parë Egjipti ka ekzekutuar 15 persona që akuzoheshin për sulme vdekjeprurëse në Gadishullin Sinai.

Ky besohet të jetë numri më i madh i personave të ekzekutuar brenda një dite prej kur presidenti, Abdel Fateh al-Sisi e ka marrë udhëheqësinë. Ekzekutimet e fundit janë kryer në burgun Borg al-Arab.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat