OKB: Një paqeruajtës pakistanez është vrarë në Kongo - Bota Sot
OKB: Një paqeruajtës pakistanez është vrarë në Kongo

Afrika

E mërkurë, 23 maj 2018

OKB: Një paqeruajtës pakistanez është vrarë në Kongo

Më: 28 janar 2018 Në ora: 10:50
Pjesëtarë të misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Kongo

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se një paqeruajtës pakistanez është vrarë nga “anëtarët e një grupi të armatosur” në Republikën Demokratike të Kongos.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mbrëmë tha se “e dënon vrasjen e paqeruajtësit nga Pakistani”, në provincën lindore, Kivu. Një tjetër paqeruajtës është plagosur, kanë thënë zyrtaët.

Guterres u ka bërë thirrje të gjitha grupeve të armatosra në këtë vend që të lirohen nga armatimet dhe të shfrytëzojnë mënyra paqësore për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.

Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara, i njohur me emrin, MONUSCO, gjendet në Kongo prej vitit 1999 dhe është misioni më i madh paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test