Afrikë e Jugut, thellohet kriza e ujit

Afrika

Afrikë e Jugut, thellohet kriza e ujit

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 15:16
Afrikë e Jugut

Kriza e ujit po thellohet në jugperëndimin e Afrikës së Jugut, të goditur rëndë nga thatësira. Liqenet dhe rezervuarët janë tharë çka ka çuar në kufizime të furnizimit me ujë për banorët dhe industrinë. Dhe tani, gjithnjë e më e afërt është ajo që quhet dita zero, kur nga rubinetat në Cape Town nuk do të rrjedhë më ujë. E kjo, pritet të ndodhë në mes të prillit.

Në qytet, ka shumë frustrim për këtë që po ndodh e pavarësisht kësaj, njerëzit nuk kanë reaguar ashtu siç shpresohej ndaj masave të kursimit të ujit. Autoritetet për momentin e kanë kufizuar në më pak se 50 litra ujë në ditë sasinë për një person.

Por, sipas ekspertëve, njerëzit duhet të ndryshojnë sjelljen e ndoshta tarifa më të larta për ujin do ti bënin ata të mendonin ndryshe. Ndërsa banorët lokalë përballen me thatësirën më të rëndë në vend në një shekull, industria e turizmit në Cape Town, është goditur po ashtu. rreth 10 milionë turistë vizituan Cape Town vitin e shkuar, të tërhequr nga monumenti si mali i sheshtë, plazhet e gjata me rërë dhe plantacionet e vreshtave përreth tij. Por tani, hotelet i kërkojnë klientëve të mos përdorin dushet ose ti kufizojnë ato në dy minuta kohë apo më pak, ndërsa disa restorante po fillojnë të përdorin gota plastike apo mbulesa letre një përdorimshe.

Në përpjekje për të kufizuar dëmet ekonomike, që mund të përkthehen në humbje vendesh pune, në një vend ku papunësia është 25 për qind, agjencitë qeveritare po përpiqen ti mbajnë numrat e vizitorëve në nivele pak a shumë të njëjta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat