Presidenti i ri i Afrikës së Jugut thotë se do të luftojë korrupsionin - Bota Sot
Presidenti i ri i Afrikës së Jugut thotë se do të luftojë korrupsionin

Afrika

E diel, 23 shtator 2018

Presidenti i ri i Afrikës së Jugut thotë se do të luftojë korrupsionin

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 19:45
Cyril Ramaphosa

Cyril Ramaphosa është bërë presidenti i ri i Afrikës së Jugut, një ditë pasi paraardhësi i tij, Jacob Zuma, ka dhënë dorëheqje.

Ai ka qenë kandidati i vetëm i nominuar nga Parlamenti, i cili dominohet nga partia e tij Kongresi Kombëtar Afrikan.

Në fjalimin e parë si president, Ramaphosa, 65 vjeç, ka thënë se do të luftojë korrupsionin, i cili thuhet të jetë përhapur shumë nën Zuman.

Kongresi Kombëtar Afrikan ka kërkuar nga Zuma që të largohet, në të kundërtën ka thënë se ai do të përballet me votëbesim.

Zuma përballet me disa akuza për korrupsion, por ai e mohon çdo keqbërje.

Zuma, ish-anëtar i krahut ushtarak të partisë së tij, në ditët e aparteidit, ka qenë në pushtet qysh në vitin 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test