Autobusi del nga rruga, vdesin 18 persona - Bota Sot
Autobusi del nga rruga, vdesin 18 persona

Afrika

E mërkurë, 19 shtator 2018

Autobusi del nga rruga, vdesin 18 persona

Më: 23 mars 2018 Në ora: 00:26
Tajlandë

Një autobus ka dalë nga rruga duke u marrë jetën 18 personave dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në verilindje të Tajlandës.

Mësohet në autobusin 2 katësh udhëtonin rreth 50 persona të cilët ishin duke u kthyer nga një festë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në provincën Nakhon Ratchasima të Tajlandë.

“Janë 18 njerëz të vrarë, nga këto 12 gra dhe 6 burra”, tha Suthep Ruenthawil, shefi i njësisë për parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, në provincën Nakhon Ratchasima.

Ai shtoi se 28 njerëz po marrin trajtim për lëndime.

Suthep tha se shoferi i autobusit humbi kontrollin dhe automjeti ishte duke shkuar drejt greminës,  por u përplas me një pemë të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test