Një vend në Afrikë do ta ndryshojë emrin për shkak të Zvicrës

Afrika

Një vend në Afrikë do ta ndryshojë emrin për shkak të Zvicrës

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:37
Mbreti Mswati III

Swaziland, një vend në Afrikën jugore pritet që ta ndryshojë emrin, kjo pjesërisht sepse njerëzit e ngatërrojnë atë me Zvicrën (në gjuhën angleze: Switzerland).

Mbreti afrikan e bëri të ditur këtë gjë me rastin e shënimit të 50 vjetorit të pavarësimit nga Britania, shkruajnë mediat zvicerane.

Ndër arsyet kryesore mbetet ajo që ky vend nuk dëshiron që edhe më tutje të ngatërrohet me Zvicrën, për shkak të emrit shumë të ngjashëm.

Të dy vendet janë të vogla, të mbyllura dhe malore. Por, përderisa njëri është në Afrikë dhe klasifiksohet si vend me të ardhura të vogla, tjetri është një vend evropian dhe njëri nga shtetet me mirëqenien më të lartë në të gjithë botën.

Mirëpo, këto dallime nuk mjaftojnë që të mos ketë huti edhe në sferën diplomatike.

Mediet raportojnë se mbreti është ankuar se gjithmonë atyre po u referohen si zviceranë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat