Delegacioni i OKB-së viziton Mianmarin

Afrika

Delegacioni i OKB-së viziton Mianmarin

Më: 30 prill 2018 Në ora: 09:51
Refugjatër Rohingya.

Një delegacion i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të arrijë në Burma më 30 prill, pas vizitës në Bangladesh, në përpjekje për të zgjidhur krizën që ka përfshirë rreth 700,000 refugjatë Rohingya.

Myslimanët Rohingya janë larguar nga Burma e populluar me shumicë budiste duke u nisur drejt Bangladeshit, pas shpërthimit të dhunës nga ushtria e Burmas, e njohur edhe si Mianmar.

Në delegacionin e OKB-së përfshihen diplomatë të 15 shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit, të cilët pritet të takohen me lideren de fakto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe shefin e ushtrisë së këtij shteti, Min Aung Hlaing.

Më 1 maj ata pritet të vizitojnë qendrat e riatdhesimit në Shtetin Rakhine, territor ku ka ndodhur keqtrajtimi i myslimanëve Rohingya.

Ushtria e Burmas është akuzuar për keqtrajtim të qindra mijëra civilëve Rohingya dhe djegie të fshatrave të tyre, pas sulmeve të militanëve Rohingya verën e kaluar.

Burma ka kundërshtuar se ka shënjestruar civilët duke thënë se hapat e tyre kanë qenë të drejtuar kundër ekstremistëve Rohingya.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat