BE dëshiron të verifikojë emigrantët në Afrikë

Afrika

BE dëshiron të verifikojë emigrantët në Afrikë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 14:02
Ilustrim

Bashkimi Evropian dëshiron të verifikojë emigrantët në Afrikën e Veriut për të parë nëse ata janë të kualifikuar për azil dhe për të parandaluar hyrjen e njerëzve me anije në Evropë, tha sot komisionari i BE-së për çështjet e brendshme dhe migrimit Dimitris Avramopulos.

Sipas tij, BE dëshiron të hapë "platforma rajonale të uljes" në vende të tilla si Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku, Nigeria dhe Tunizia, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat