Zimbabwe: Opozita kundërshton rezultatin zgjedhor, tre të vdekur në protesta

Afrika

Zimbabwe: Opozita kundërshton rezultatin zgjedhor, tre të vdekur në protesta

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 20:54
Zimbabwe

Tre persona kanë mbetur të vdekur në kryeqytetin e Zimbabwe, Harare, pasi trupat ushtarake kanë hapur zjarr mbi një grup protestuesish mbështetës të opozitës.

Nga qeveria kanë deklaruar se ushtria është vendosur në kryeqytet që t’ju ofrojë ndihmë forcave policore.

Aleanca opozitare MDS ka dënuar ketë veprim, duke e quajtur atë si “kujtim të ditëve të errëta” të udhëheqjes së Robert Mugabe. Ata pretendojnë se partia qeverisëse Zanu-PF ka manipuluar zgjedhjet e së hënës.

Rezultatet parlamentare kane treguar se Zanu-PF ka shumicës, përderisa rezultatet presidenciale ende nuk janë shpallur. Aleanca opozitare është duke insistuar se fitues është kandidati i tyre për president, Nelson Chamisa.

Ndërsa monitoruesit e Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim në lidhje me kohëzgjatjen për deklarimin e rezultateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat