Ebola rikthehet në Kongo

Afrika

Ebola rikthehet në Kongo

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 21:30
Kongo

Një shpërthim tjetër i Ebola-s është deklaruar në Republikën Demokratike të Kongos, dhjetë ditë pasi epidemia e fundit , e cila la 33 persona të vdekur, u përmbyll.

Të paktën katër persona janë identifikuar me temperaturë vdekjeprurëse e cila shkakton hemorragji dhe dështim të organeve.

Rastet e fundit janë identifikuar në qytetin Mangina në afërsi të kufirit me Ugandën.

Ekspertët shëndetësorë do të qëndrojnë në këto lokacione ndërsa nga Organizata Botërore e Shëndetësisë veçse kanë filluar dërgimin e pajisjeve të nevojshme në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat